Çelsi pret mbrëmjen e sotme Uest Hemin në “Stamford Bridge”, sfidë që luhet për javën e 33-të të Premier League. Ndeshja ka nisur mjaft mirë për të besuarit e Mauricio Sarrit, pasi kanë kaluar në avantazh në minutën e 24-të.
Eden Hazard ishte autor i golit, me belgun që dhuroi “shoë”, duke dribluar kë shihte përpara. Në rast të një triumfi, londinezët do të ngjiteshin në vendin e tretë në kuotën e 66 pikëve.