Athletik Bilbao po përballet me Alaves dhe ndeshja është 1-1. Baskët ia dolën të parët të shënonin të parët me anë të Benat, i cili ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë perfekte. 32-vjeçari, edhe pse distanca ishte e madhe, nuk ngurroi të gjuante drejt e në portë.
Perfekte gjithçka, pasi topi ka shkuar në trekëndëshin e djathtë të portës së mbrojtur nga Paçeko. Hedhja e portierit ka shkuar dëm dhe kjo më shumë për meritë të Benat. Një nga golat më të bukur në La Liga.