VIDEO/ Gjuajtjet përfundojnë edhe jashtë stadiumit, nxehmja e Newcastle bën jehonë të madhe

0

Newcastle nuk po kalon një moment të mirë në “Premier League” duke regjistruar shumë humbje radhazi. E fundit ishte ajo në mbrëmjen e djeshme kundër Lids teksa rezultati përfundoi në shifrat 1-2.

Por çfarë po shkon keq me Neëcastle? Mjafton që të shohim pak nxehmjen e tyre për të kuptuar krizën e golit dhe rezultateve. Teksa në televizion ishte duke u transmetuar nxehmja e Neëcastle, papritur kjo video do të bënte xhiron e rrjeteve sociale.

Në një fragment të vogël ku lojtarët po provonin që të gjenin rrjetën nga një distancë e afërt me portën, asnjë prej tentativave nuk përfundoi në rrjetë. Për më tepër nuk është kërkuar as ndërhyrja e portierit, ndërsa në një tentativë topi ka dalë edhe jashtë stadiumit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.