Ishte më parë pjesë e Shenzenit, trajneri shqiptar firmos kontratën e re: Është si “materniteti” i futbollit

Pas aventurës te Shenzeni, trajneri shqiptar në Kinë, Ergys Luga, ka hedhur firmën në kontratën e re. Këtë herë Luga ka zgjedhur që të jetë pjesë e Jilin, si drejtori teknik i akademisë së futbollit për grupmoshat nga U-16 deri te U-21 në Kinë.

I pyetur nga “Sport Ekspres” për këtë hap të ri që ka hedhur, Luga është shprehur i lumtur për mundësinë që i është ofruar. “Pa shumë bisedimesh më ka bindur projekti se është niveli më i lartë në rangun kombëtar. Krahina e Jilin është materniteti i futbollit vendas, duke qenë gjithmonë në fokusin e Kombëtares së Kinës për nivelin fizeologjik të talenteve vendas, por edhe me miksimin e minoritetit rus i cili i jep më tepër nuanca europiane.

Jam shumë i lumtur që më jepet kjo mundësi që të punoj në këtë projekt kaq ambicioz si drejtori teknik i kësaj akademie. Pasi është shumë e lakmueshme në veri të Kinës duke përfshirë grupmoshat nga U-16 deri te U-21, të cilat militojnë që të gjitha në elitën e futbollit të Kinës”, u shpreh Luga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online