VIDEO/ Gjithnjë e më larg Europës, Milani merr humbjen e tretë radhazi në Champions League

Rikthimi pas shumë vitesh mungesë në Champions Leagu nuk ka ardhur bashkë me lavdinë e dikurshme. Milani po vuan këtë sezon në kompeticionin më të lakmuar për klube, teksa në 3 ndeshje numëron po aq humbje. Kuqezinjtë duken gjithnjë e më larg Europës, teksa momentalisht mbyllin renditjen e grupit me 0 pikë të grumbulluara.

I diktuar edhe nga mungesat e shumta, “djalli“ është mposhtur në transfertë nga Porto me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 65, kur Diaz shënon me një goditje në hyrje të zonës. Kaq ka mjaftuar që Porto të marrë 3 pikët dhe të barazojë Atletikon e Madridit me 4 pikë të grumbulluara. Ndërkohë grupin e udhëheq Liverpool-i me 9 pikë të plota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online