VIDEO/ Yjet e PSG-së arrijnë paqen! Mbape fiton penallti dhe “shënjestron” Mesin, argjentinasi tregon klasin me panenka

Marrëdhënia mes Mbapesë dhe Mesit ishte një çështje diskutimi që u përfol gjatë në opinionin sportiv. Francezi nuk dëshironte të luante përkrahë 6 herë fituesit të Topit të Artë dhe ishte pranë largimit, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Yjet e PSG-së kanë arritur paqen në fushën e lojës dhe dita ditës po funksionojnë më së miri me njëri-tjetrin.

Mesi ka shënuar dy herë mbrëmjen e sotme dhe padyshim meritë këtu ka edhe Mbape. Në rastin e golit të parë është pikërisht francezi ai që jep asistin, ndërsa në golin e dytë ishte 22-vjeçari ai që fitoi penalltinë.

Sapo gjyqtari akordon 11 metërsh, Mbape menjëherë “shënjestron” Mesin, teksa drejton gishtin tregues drejt tij për ti dhënë mundësinë e ekzekutimit të penalltisë. “Pleshti” nuk zhgënjen dhe tregon klasin e tij nga pika e bardhë e 11 metrave, ku me një gjuajtje në stilin Panenka shënon golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online