VIDEO/ Gjimshiti e la në stol te Atalanta! Rilindja e Simon Kjaer, tani fut në xhep yjet e Gjermaninë

Simon Kjaer po përjeton rilindjen e tij që pas kalimit te Milani. Mbrojtësi danez e ka rritur së tepërmi nivelin e lojës duke qenë thuajse i pakalueshëm në mbrojtje. Pas sezonit fantastik me kuqezinjtë, e njëjta situatë paraqitet edhe te Kombëtarja. Danimarka ka arritur që të barazojë në transfertë kundër Gjermanisë në shifrat 1-1. Sigurisht që “pancerat” ishin në zotërim të topit dhe kishin më tepër mundësi për të fituar takimin, por pa ia dalë. Lojtari më i mirë te danezët ishte mbrojtësi Kjaer që shfaqur gjithë sigurinë e tij për të ndalur yjet e Joachim Loë.

Karriera e lojtari 32-vjeçar po shkonte drejt “perëndimit” mes shumë huazimeve. Te Atalanta nuk do të arrinte që të siguronte vendin e titullarit ku u la shumë herë në stol nga mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti. Sevilja do të provonte sërish kalimin e tij në Seria A, por këtë herë duke ndryshuar ekip për ta dërguar në huazim te Milanit. Më pas këta të fundit e blenë përfundimisht kartonin e danezit që ia ka shpërblyer besimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online