“Do më vijë goli në momentin e duhur“, Ismajli flet para Uellsit: Përshtatem shumë më Gjimshitin dhe Kumbullën

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Uells, atje ku po përgatitet për miqësoren që do të zhvillohet më datë 5 qershor. Prej andej Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë për mikrofonin e “Supersport“, ku flet për dy takimet që kuqezinjtë do të zhvillojnë këtë muaj. Mbrojtësi shqiptar shprehet se ekipi ynë kombëtar do të hyjë në fushë për të marrë fitoren, ndërsa më pas tregon edhe për raportin mjaft të mirë që ka në lojë me Gjimshitin dhe Kumbullën.

“Si gjithmonë fundi i sezonit është i ngarkuar, pasi të gjithë kanë qenë të angazhuar në ekipet e tyre dhe kanë bërë shumë mirë. Tani kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, pasi duam të shohim ku jemi në prag të dy përballjeve eliminatore në muajin shtator. Atmosfera si gjithmonë është shumë e mirë dhe grupi është shumë i mirë, ndaj besoj që do të kalojmë mirë”.

Synimi në dy miqësoret

“Në çdo ndeshje ne futemi për të bërë mirë, por pse jo edhe për të fituar, pavarësisht se janë vetëm miqësore., Kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne jemi goxha të fortë, ndaj objektiv primar kemi fitoren. Për momentin jemi të fokusuar të bëjmë më të mirën në këto ndeshje.”

Forcimi i bashkëpunimit me Kumbullën dhe Gjimshitin

“Është shumë e vërtetë, pasi ka qenë viti im i parë në Serinë A dhe me Gjimshitin e Kumbullën po përshtatemi shumë mirë. Megjithatë ne jemi shokë me njëri-tjetrin dhe njihemi mirë, ndaj kjo besoj se është çelësi i suksesit”.

Goli i radhës

“Besoj se do të vijë në momentin e duhur, por nuk ka rëndësi kush shënon, pasi më shumë duam të fitojmë e të festojmë të gjithë së bashku”, ka thënë Ardian Ismajli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online