Interi ka humbur ndaj Bolognas me shifrat 2-1. Kjo disfatë i kushton shumë zikaltërve, që kanë lënë vendin e parë dhe Milani ka shansin e artë për titullin kampion. Gafa e madhe ishte ajo e portierit të Interit, Radu, që përmbylli mbrëmjen e keqe.
Gardiani i zikaltërve ishte në terror psikologjik pas ndeshjes dhe ka shpërthyer në lot. Por për t’i dalë në mbrojtje mendoi Dumfries, që nuk lejoi kamerat ta filmonin teksa largohej nga fusha./Sport Ekspres/