Gjermania U21 dhe Rumani U21 u përplasen sot në gjysmëfinalen e parë të Euro2019. Të dyja kombëtaret vinin nga momente shumë të mira. Ndeshja nisi shumë më mirë për “Pancerat”, që e dominuan qarkullimin e topit dhe krijuan raste të panumërta. Golin do e gjenin vetëm në minutën e 21’, me anë të mesfushorit të Hofenhaim, Nadiem Amiri. 22-vjeçari bën gjithçka vetë dhe driblon mbrojtjen rumune, duke shënuar një supergol.
Pas këtij goli, Rumani do të reagonte. Në minutën e 25’, ballkanasit fitojnë një penallti dhe sulmuesi Pushkash merr përsipër ekzekutimin e saj, duke shënuar dhe duke barazuar rezultatin. Në minutën e 42’, Rumani arrin të përmbysë gjithçka. Një krosim nga e majta shfrytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi Pushkash, i cili me kokë shënon golin e dytë personal.
Pjesa e parë u mbyll në favor të Rumanisë. Në pjesën e dytë, Gjermania arriti të reagojë shumë shpejt, duke gjetur rrjetën në minutën e 51’. Një penallti e kontestuar shfrytëzohet në gol nga sulmuesi Luka Valshmid, që barazoi shifrat. Valshmid do të shënonte sërish, në minutën e 89’, me anë të një goditje dënimi. Numri 10 realizon një supergol, duke shtangur portierin Radu. Por spektakli nuk do të mbaronte këtu, pasi Amiri do të shnëonte sërish nga goditja e dënimit 3 minuta më vonë, duke vulosur fatet e takimit dhe duke çuar Gjermaninë në finale.
Euro 2019 (U21)
Gjermani – Rumani 4-2
Amiri 21’ 90+3′, Valshmid (p) 51′ 89′ / Pushkash 26’ (p), 42′
90+3′ – Gol, Nadiem Amiri (GER)
89′ – Gol, Luka Valshmid (GER)
51′ – Gol, Luka Valshmid (GER)
42’ – Gol, Xhorxh Pushkas (RUM)
21’ – Gol, Nadiem Amiri (GER)