VIDEO/ Gjermanët nuk dorëzohen asnjëherë! “Pancerat” i mban në lojë një i panjohur, “basti” i Flikut ndal Spanjën

Gjermanët nuk dorëzohen kurrë! Një shprehje që është thënë e stërthënë për vite me radhë vërtetohet mbrëmjen e sotme. Përballja e zjarrtë mes Spanjës dhe Gjermanisë ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, por me mjaft raste të shpërdoruara për të dy palët.

Pjesa e dytë e lojës solli edhe golat për të dyja Kombëtaret. Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 62-të të ndeshjes me anë të Alvaro Moratës. Zëvendësimi i Luis Enrikes rezultoi i duhuri, teksa sulmuesi i Atletikos së Madridit mposhti me sukses Nojerin.

Një gol i tillë do të thotë shumë për Gjermaninë, që nisi ta shihte veten me njërën këmbë jashtë  Botërorit. Megjitatë Flik ndërhyn dhe hedh në fushë Fullkrugun. Sulmuesi i Verder Bremenit është “basti“ i fituar i tij, pasi pikërisht nga këmba e tij vjen edhe goli i barazimit në minutën e 83-të. Një lojtar që për shumë mund të jetë i panjohur mban ende në lojë “pancerat”, të cilët me këtë pikë të fituar sot kanë shansin të pretendojnë për të kaluar grupin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online