“Zvicrën e kemi Kombëtare të tretë”, Muhaxhi: Serbi-Zvicër thyen rekordin e Kosovë-Greqi, i kemi sytë nga djemtë tanë

Artan Muhaxhi ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Drejtori i sportit në “RTK“ është pyetur në lidhje me gjestin e fundit të Kombëtares serbe, si dhe me shtrembërimin e deklaratës që mediat serbe i bënë pyetjes që gazetari nga Bangladeshi i shtroi Xherdan Shaqirit. Muhaxhi më tej ka zhvendosur temën e bisedës në te sfida Serbi-Zvicër, për të cilën shprehet se do të thyejë rekordin e shikueshmërisë, që deri më tani mbahet nga përballja Kosovë-Greqi.

“Ishin armiqtë dhe kundërshtarët më të mëdhenj të pranimit të Kosovës në instancat e ndryshme ndërkombëtare, nga lëvizja olimpike e Komitetit Olimpik e Kosovës e deri te Federata e Futbollit. Arritjet sportive të sportistëve tanë kanë dëshmuar të kundërtën. Kanë dëshmuar që meritojmë të jemi atje, me një përfaqësim të denjë që kemi patur në disiplina të ndryshme, përfshirë edhe Kombëtaren. Përmes sportit Kosova u imponua dhe e përforcoi autoritetin dhe shtetësinë e saj. Kjo tendenca për të shtrembëruar pyetjen e një gazetari që qëlloi në konferencë dhe që ishte me origjinë nga Bangladeshi, vetëm serbëve duhet t’u kujtojmë që Bangladeshi që nga viti 2017 e ka pranuar shtetin e Kosovës. Mund të jetë një lapsus i gazetarit, sepse mund të shërbejnë biografitë e lojtarëve nga portale të ndryshme që nuk janë të verifikueshme dhe që Gjilanin akoma mund të mos e kenë të përditësuar si informacion se nuk është pjesë e asaj çka ai pretendon. Ose mund të ketë mungesë të njohurive bazë në gjeografi.

Serbi-Zvicër? Mendoj që do të kemi një rekord të ri të shikueshmërisë. Vitin e kaluar, në kualifikime, Kosovë-Greqi me matjet që u bënë, 470 mijë shikues ishin vetëm në rrjetin kabllor të transmetuesit publik. Për momentin, nga matjet e 15 ndeshjeve të para, Brazil-Serbi ka qenë ndeshja më e ndjekur në Kosovë me 328 mijë shikues. Besoj që tani do t’i kemi të paktën 2 ndeshje të tjera që do ta thyejnë këtë rekord, ndeshja e 2 dhjetorit dhe finalja e 18 dhjetorit. Do të jetë një emocion i jashtëzakonshëm. Ne e konsiderojmë përfaësuesen e Zvicrës si Kombëtaren tonë të tretë pas Kosovës dhe Shqipërisë, që e duam me zemër. Në mungesë të këtyre dy Kombëtareve, sytë i kemi nga djemtë tanë“, është shprehur Artan Muhaxhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online