“Nuk do flisje kështu po të ishte Mitroviçi në 100% të formës“, trajneri i Serbisë i kthehet Tiago Silvës: Do kishte qenë tjetër histori

Tiago Silva reagoi në lidhje me deklaratat e palës serbe pas ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë, duke u kujtuar faktin se nuk arritën të godisnin një herë në portë. Por kundërpërgjigja ka ardhur nga trajneri Stojkoviç. Kreu i pankinës së Kombëtares serbe është shprehur se Silva e ka të lehtë të flasi kur Mitroviçi është i dëmtuar. Sipas tij, me Mitroviçin në 100% të formës do të kishte një histori tjetër ndeshja me Brazilin.

“Ai është lojtar i mirë, por e ka të lehtë të luajë me Mitroviçin e dëmtuar. Nëse Mitroviçi do të ishte 100 për qind i gatshëm, nuk besoj se do të kishte folur kështu. Meqë ra fjala, si tha që duhej të kishim bërë një analizë më të mirë? Mund t’ju tregoj letrën nga 15 nëntori, ne goditëm ekipin e Brazilit. Nuk na befasuan, keqardhja e vetme është që nuk kishim lojtarë 100 %. Me gjithë respektin për Brazilin, do të ishte një histori ndryshe”, ka thënë Dragan Stojkoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online