Lille ka luajtur ndaj PSG dhe e nisën në mënyrën më të mirë këtë sezon të ri pasi fituan Superkupën. Kjo e fundit ishte programuar që të luhej në Tel Aviv. Nga ana tjetër nuk ishte vendi më i mirë që Hakimi, blerja më e re e PSG, të niste këtë aventurë të re.
Presioni ishte i madh mbi futbollistin që është vërshëllyer thuajse në çdo rast kur binte në kontakt me topin. Kjo jo pa arsye pasi izraelitët nuk e kanë harruar. Në muajin maj kur pati agresion ndaj Palestinës, Hakimi ishte një prej lojtarëve që e shprehur hapur qëndrimin e tij mbi rastin në fjalë: “Palestina e lirë”.
Për këtë arsye edhe Izraeli nuk ishte aspak dashamirës me Hakimin. Sa i përket ndeshjes, humbja e PSG nuk mund të quhet edhe shumë surprizuese në një kohë kur i mungonin të gjithë yjet si Neymar, Di Maria, Sergio Ramos apo Mbape. /Sport Ekspres/
Une réaction @_LICRA_ ? #hakimi pic.twitter.com/XhCMJEegrn
— kais??212 ?? (@unepersonne955) August 1, 2021