VIDEO/ Po cilësohet si “diamant” në gjithë Europën, Kevin Zefi shkon te Interi dhe gati për shkëlqimin e madh

Thuajse në gjithë mediat europiane është pasqyruar lajmi se Interi po vazhdon që të marrë lojtarë të talentuar dhe këtë herë do të mundohet që të rris më tepër vlerën e një “diamanti” si Kevin Zefi. Sulmuesi 16-vjeçar ishte pjesë e Shamrock në Irlandë, ndërsa me mënyrën sesi luante në fushë kishte vëmendjen e skuadrave më të njohura.

Mes tyre futej Juventusi dhe PSV që ishin të interesuara për të marrë Zefin. Megjithatë garën e fitoi Interi, ndërsa lojtari ka zbritur në Itali për të nisur aventurën e re në karrierë. Fillimisht do t’i bashkohet ekipit të të rinjëve dhe pritet që brenda një kohe të shkurtër të rritet gradualisht për vendin në skuadrën e parë. Sa i përket Kombëtares, Zefi është aktualisht pjesë e Irlandës U-15 ku ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online