Portieri Loris, mbrojtësi Vertongen dhe dy mesfushorët Sisoko e Eriksen zbritën sërish në fushën e blertë për Totenhemin, ndërsa pjesa tjetër qëndroi pushim për ndeshjen e kthimit kundër Sitit në Champions.
“Spurs” fituan 4-0 kundër Hadërsfilldit të rënë në kategoria. Trepikësh i rëndësishëm për renditjen. Ekipi i Poçetinos po garon me Arsenalin, Mançester Junajtid dhe Çelsin për dy vende në Champions. Golat u shënuan ng ady për çdo pjesë, ndërsa Lukas Moura ishte “heroi” me tri gola të shënuar.
Keniani Uaniama shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 24’. Mesfushori mori një top nga Lorente, depërtoi bukur në zonë, shmangu portierin dhe kaloi vendasit në avantazh.
Totenhemi shënoi sërish pas tre minutash. Lukas mori një pasim nga Sisoko dhe nga brenda zonës lëshoi një diagonale të pakapshme për portierin mik. Loja u zhvillua e qetë në minutat në vijim, ndërsa trefishim erdhi në minutat e fundit.
Lukas gjeti dhe dy herë të tjera golin në minutat e fundit. Braziliani mori një top nga Eriksen dhe trefishoi shifrat në minutën e 87′. Gjashtë minuta më vonë., ai shënoi sërish pas një pasimi të koreanit Son. Ky trepikësh e ngjit Totenhemin në vendin e tretë me 67 pikë, ndërsa miqtë kanë rënë dhe po shijojnë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
Totenhem-Hadërsfilld 4-0
(Uaniama 24’, Lukas 27’, 87’, 93′)