Përfundon ndeshja më e rëndësishme e javës së 32 ne Ligue 1, PSG – Marseille, me rezultatin 2-1. Të zotët e shtëpisë kaluan menjëherë në avantazh me golin e Neymar, por miqtë barazuan shpejt pas gafës së Donnarumma, i cili po kalon një moment të veshtirë te ekipi francez.
Për të zgjidhur ndeshjen mendoi i përhershmi Mbappe, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë. Me këtë fitore PSG shkëputet në garën për titull nga Marseille, e cila është ne vendin e dytë, me 15 pikë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Caleta-Car!
Donnarumma ?? pic.twitter.com/FGImJpGvsE
— GoncaloDias17 ?? (@goncalo_diass17) April 17, 2022