“Vendi i dytë do ishte arritje historike“, Çekiçi tregon për kontributin e shqiptarëve për suksesin e Koniasporit: E kemi treguar me gola dhe asiste

Endri Çekiçi ka shënuar një gol të rëndësishëm ditën e sotme në fitoren 2-1 të skuadrës së tij. Mesfushori shqiptar ka folur në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV” rreth ecurisë së tij dhe Koniasporit. Çekiçi shprehet se vendi i dytë do të ishte një arritje historike për klubin, pasi për herë të parë do të siguronte një biletë për në Champions League.

“Mendoj që është koha të stërvitemi akoma më shumë, që ti mësojmë të gjitha. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për vetë faktin se jemi në kërkim të vendit të dytë. Besoj me këtë fitore e kemi siguruar disi vendin e tretë, sepse kundërshtarët i kemi lënë pak mbrapa, kanë ngelur edhe 5 javë. Por synimi jonë kryesor është që të kapim vendin e dytë që të hyjmë në Champions League. Klubi asnjëherë nuk ka marrë pjesë në Champions League dhe do ishte një arritje historike për ne. Na ka ecur shumë mirë që nga fillimi i këtij sezoni. Sokoli, Zymeri, të gjithë kemi shifra shumë të mira. E kemi treguar edhe me gola, edhe me asiste. E kemi ndihmuar ekipin në çdo moment. Thjesht shpresoj që të vazhdojmë kështu dhe në fund të na shpërblehet e gjitha.

Tre-katër klubet e Stambollit kanë vërtetë nivel shumë të lartë, lojtarë shumë me emër dhe buxhet shumë të madh. Duhet të gjuaja me të brendshmen në ndeshjen e me Kombëtaren? Kur e pashë edhe unë ashtu mendova, por shpresoj ta kem lënë për ndeshjet zyrtare. Besoj se Kombëtarja ka treguar shenja pozitive, shenja rritjeje. Këto ndeshjet e qershorit do e tregojmë edhe me rezultat. Te skema që kemi në Kombëtare te treshja e mesfushës përshtatem më shumë se te dyshja e sulmit.

Është një ligë shumë e fortë dhe si në çdo ligë të fortë tifozët duhet të jenë në nivel shumë të lartë dhe këtu janë në nivel fantastik. Harmonia në grup ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Unë personalisht me Sokolin dhe Zymerin shoqërohem gjatë gjithë kohës dhe kjo na e bën më të  lehtë në fushë ne lojës. Merremi më mirë vesh me njëri-tjetrin“, ka thënë Endri Çekiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online