Një episod mjaft i rrallë ka ndodhur në ndeshjen midis PSV-së dhe Totenhemit. Në minutën e 35-të të ndeshjes Totenhemi barazoi rezultatin në 1-1 falë gjuajtjes së Davidson Sançez, por gjyqtari i takimit, slloveni Slavko Vinçiç anulon golin pas një flamuri të ngritur lart nga asistenti i tij.
Pamjet filmike tregojnë qartë që ky është një vendim i pashpjegueshëm, pasi i vetmi lojtari i Totenhemit në pozicion jashtë loje është Herri Kejn, por ai nuk ndikon aspak në rrjedhën e aksionit dhe është pas portierit, ndërkohë që nuk është në trajektoren e topit.