Fundjava që lamë pas solli plot tri gola shqiptarë në kampionatin norvegjez. Lojtari që spikati më shumë ishte Herolind Shala, i cili shkëlqeu në fitoren 4 – 1 të Valerengas ndaj Tromsos.
Lojtari i përfaqësues së Kosovës regjistroi një asist dhe një gol, ndërsa luajti rol kyç në një gol tjetër, teksa një goditje e tij përfundoi në autogol pas kontaktit me mbrojtësin kundërshtar.
Në derbin midis Viking dhe Bran fituan vendasit. Futbollisti 23-vjeçar Ylldren Brahimaj shënoi golin e parë në elitën e futbollit norvegjez. Krahas Brahimajt te Viking ndodhet dhe mesfushori anësor Zymber Bytyqi, i cili luajti 90 minuta në këtë takim. Në ekipin kundërshtari mori minuta të plota Veton Berisha, i cili është kthyer në Norvegji pas eksperienca në Gjermani dhe Austri.
Elbasan shënoi golin e tij të parë për këtë sezon në elitën e futbollit norvegjez. Sulmuesi 25-vjeçar ishte një ndër protagonistët e fitores së 2 – 0 të Od ndaj Kristiansund.