VIDEO/ Futbolli është i thjeshtë, nuk ka nevojë për shpikje! Leksioni që vjen nga Laçi me aksionin model të golit

Laçi ka marrë ditën e djeshme një fitore mjaft të rëndësishme kundër Universitatea Craiova. Këta të fundit shiheshin dukshëm favoritë të letër, por në fund rezultati ka folur për kurbinasit. Djemtë e Duros bënë atë që më pak pritej në “Elbasan Arena”, ku i dhanë një leksion edhe gjithë ekipeve shqiptare.

Shënimi i golit duket të jetë një nga problemet ku shpesh herë klubet tona çalojnë në Europë, ndërsa Laçi u tregon se për të tundur rrjetën kundërshtare nuk ka nevojë për çudira. Futbolli është i thjeshtë dhe nuk ka nevojë për shpikje. Edhe disa pasime të thjeshta e të sakta mjaftojnë për të mbërritur te goli. Panorama më e pastër ishte ai aksion model i bardhezinjve, që në fund u finalizua me golin e fitores kundër një ekipi shumë herë më lart se ta në buxhet e në cilësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online