VIDEO/ Frikë nga topi! Muri hapet që të shënojë Mahrez, gafa e madhe te PSG

Manchester City arriti që të fitonte në shifrat 1-2 ndaj PSG dhe një dorë e mirë i erdhi nga gabimi i ekipit francez. Në këtë nivel të “Champions League” nuk tolerohet as gabimi më i vogël pasi mund të ndëshkohesh. Por gjigandët francez nuk ishin të përpiktë me detyrat e tyre.

Mahrez do të shënonte golin e fitores me goditjen e dënimit pasi pa saktësisht hapësirën e krijuar në murin kundërshtar. Kimpembe ishte personazhi negativ i mbrëmjes së djeshme teksa me pamjet më të sakta siç mund ta shohim është hapur tërësisht për t’i lënë hapësirë topit që të përfundojë në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *