Franca ka mposhtur mbrëmjen e sotme Uellsin në një ndeshje miqësore të përfunuar me shifrat 3-0. Ekipi trikolor i ka dhënë sinjalet e duhura Deshampit në prag të Kampionatit Europian, teksa kanë fituar pa probleme kundër uellsianëve. Ndeshja nisi keq për këta të fundit, pasi Uilliams ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 25, duke i dhënë mundësinë e një penalltie Francës, por që nuk shfrytëzohet në mënyrën e duhur nga Karim Benzema.
Megjithatë, atë çfarë nuk bëri dot sulmuesi i Realit e bën Mbape, i cili në të 34-tën minutë tund rrjetën për të zhbllokuar rezultatin. Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë Grizman realizon një gol për kronizë që i përketë një niveli tjetër. E në fund është Dembele ai që vulos shifrat përfundimtare në 3-0. Franca “trullos” kështu Uellsin në këtë takim miqësor përpara ndeshjes që këta të fundit do të luajnë kundër Shqipërisë më 5 qershor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Beautiful link-up play between Mbappe and Griezmann for this goal ? pic.twitter.com/dfhA7uO2x5
— ESPN FC (@ESPNFC) June 2, 2021