E papritur/ E bëjnë fakt të kryer kalimin e Tomas Brdariç te ekipi nga Kosova, mediat i zbulojnë edhe pagën

Një lajm i papritur ka mbërritur këtë mbrëmje. Kur të gjithë prisnin që stafi teknik dhe drejtuesit e Vllaznisë të mbeteshin të paprekur për të synuar një tjetër sukses sezonin e ardhshëm, në Kosovë na tregojnë të kundërtën. “Indeksonline“ raporton se Ballkani ka arritur akordin me Tomas Brdariç për të qenë trajneri i tyre në edicionin 2021/22.

Media në fjalë e bën fakt të kryer këtë marrëveshje dhe se zyrtarizimi do të vijë së shpejti. Madje zbulojnë edhe pagën e trajnerit 46-vjeçar, që sipas “Indeksonline“ do të përfitojë 7 mijë euro në muaj. Mbetet për tu parë nëse ky lajm do të bëhet realitet, teksa ditën e sotme vetë Brdariç konfirmoi se do të vazhdojë projektin e tij me Vllazninë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online