VIDEO | Forca e zakonit, Firmino tregon… origjinën

Liverpuli regjistroi fitoren e radhës në kampionat duke mundur Kardifin në shifrat 4-1. Skuadra e Jurgen Klop vijon që të jetë e pamposhtur në kampionat dhe është një prej kandidatëve për të triumfuar këtë edicion në Premier Ligë.

Në ndeshjen e sotme, veç suksesit të “The Reds” nuk kishte si të mos binte në sy dhe një lëvizje e veçantë e Roberto Firminos. Braziliani nuk kishte si të mos e tregonte se vjen nga vendi ku futbollin e kanë në gjak.

27-vjeçari brazilian shmangu mjaft bukur Viktor Kamarasën, teksa edhe pse ishte i shtrirë ia kaloi topin në mes të këmbëve me finte spanjollit. Padyshim një lëvizje e klasit të lartë, ku tifozët në “Anfield” kanë shpërthyer në ovacione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online