VIDEO/ Fluturon, fluturon…De Gea! Çfarë mrekullish ndaj PSG-së, interneti mashtron në perfeksion

Nga Klaudio Ndreca

Nëse bota e internetit nuk do të ishte zhvilluar deri në këtë formë, De Gea do të shihej për shumëkënd si portieri më i mirë në Europë. Gardiani i Manchester United ka aftësinë për të bërë pritje të mrekullueshme dhe për të fluturuar në të dy krahët e portës, duke qenë një klas më vete.

Këtë e tregoi më së miri edhe ndaj PSG-së, atje ku me reflekset dhe ndërhyrjet e tij vendimtare ishte i pakalueshëm për yjet e francezëve. Megjithatë një gafë e vetme që mund të ndodh në futboll mjafton që të kthehet në kryeqendrën e vëmendjes.

Gafat e rralla të De Geas do të shpërndaheshin gjithmonë në fraksion sekondi, për t’u tallur me gabimet e këtij portieri. Kaq mjafton me një reagim të ashpër që vjen nga rrjetet sociale, që futbollistit t’i rritet më shumë pasiguria dhe të bjerë moralisht. Por padyshim që nëse vendosim dy anët e peshores, De Gea është shpëtimtari i Manchester United. Interneti mashtron në perfeksion edhe për këtë rast… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online