Ekskluzive/ “Kam ngjashmëri me Lionel Mesin”, talenti Armando Dobra: Një ditë te Manchester United

Nga Klaudio Ndreca

Mes shumë talenteve që po spikasin në Angli për Kombëtaren e Shqipërisë, Armando Dobra është një prej yjeve që shndrin më së tepërmi. Padyshim një element që i mungon koleksionit të Rejës pasi sjell aftësi ndryshe në organikë. I fortë fizikisht dhe në dyluftime, mund të vallëzojë me topin dhe të driblojë një ekip të gjithë, pa harruar edhe golat nga distanca.

Nëse Armando Dobra ndizet, mund t’i realizojë të gjitha pikat e sipërpërmendura fare lehtë. Por sigurisht që mosha e vogël e lojtarit ka bërë që të aktivizohet me Shqipërinë U-21, në mënyrë që të piqet më tepër dhe më pas të bëhet kalimi në Kombëtaren A.

Aktualisht Dobra është pjesë e Ipsëich, atje ku disa ditë më parë do të realizonte një kryevepër nga distanca. Trajneri i Ipsëich e këshilloi që të shkonte në huazim në një tjetër ekip në Angli dhe të kthehej sërish në skuadër më vonë, por talenti kuqezi do t’i hidhte “dorashkën” duke kërkuar që të luftojë për një vend titullari në ekipin e parë. Kështu u refuzuan edhe ofertat, ndërsa në një intervistë për “Sport Ekspres” vjen edhe rrëfimi i Dobrës.

Trajneri i Ipswich u shpreh se ky është momenti yt për të treguar vlerat. Refuzove huazimet dhe ofertat për të qëndruar dhe luftuar për ekipin e parë. Do ta fitosh këtë bast?

Unë dëshiroja që të qëndrojat e Ispëich sepse ndihem gati për të luajtur. Dua që të luftoj për një vend dhe duke punuar shumë në çdo ditë gjatë stërvitjes, shpresoj se mundësitë do të vijnë. Shpresoj shumë që të tregoj atë që di të bëj.

Me mënyrën sesi luan, në cilin lojtar të njohur në Europë e gjen veten?

Ndiej ngjashmërinë me Mesin në stilin e lojës, por nuk jam afër nivelit të tij ende…

Deri ku arrijnë dëshirat e Dobrës, kush është pritshmëria më e lartë për të ardhmen?

Dëshira më e madhe? Si ëndërr të timen kam që të luaj për Manchester United një ditë.

Përse Reja duhet të telefonojë për Kombëtaren A? Çfarë do risie do t’i sillje Shqipërisë?

Për momentin unë jam duke luajtur me Shpresat dhe fokusi im është që të fitojmë gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit. Jam shumë i lumtur edhe me trajnerin Alban Bushi që më thirri dhe më besoi. E vlerësoj këtë dhe për këtë arsye e kam fokusin atje. Por sigurisht që dëshira mbetet e madhe për të kontribuar për Shqipërinë A në mënyrën time të lojës.

Në kohët e fundit po na vijnë në Kombëtare disa lojtarë shqiptarë nga Anglia, që spikasin së tepërmi në dallim me të tjerët. Cila është arsyeja kryesore, ndoshta ndikon përgatitja juaj për futbollin fizik?

Unë mendoj se kjo vjen pasi në Angli është sigurisht një futboll shumë fizik. Por nuk duhet të harrojmë se fusha janë shumë të mira dhe të përshtatshme për të luajtur, ndërsa edhe trajnerët janë të nivelit më të mirë. Pikërisht për këto arsye vjen edhe dallimi, por kryesorja mbetet padyshim mënyra sesi përgatitemi për futbollin fizik. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online