Në emisionin e “Procesit Sportiv” ka pasur përplasje të mendimeve mes Andi Lilës dhe kreut të ri të KOKSH, Fidel Ylli. Figura e njohur e futbollit shqiptar ka treguar eksperiencën e keqe që kaloi në Kukës teksa mori vesh të vërtetën. “Më thanë disa shahistë në Kukës që i mungonin tavolinat e shahut, nuk kishin. U mërzita shumë. Hulumtova pak se kush ishte kreu i tyre dhe e dini se kush doli? Eduart Shalsi. Edhe tavolinat e shahut i kanë vjedhur këta”.
Një tjetër moment përplasje ishte kur u hap tema e bojkotit të kampionatit në fillimin e këtij sezoni. Andi Lila nuk ishte në tryezën e diskutimeve dhe për këtë arsye i është drejtuar Fidel Yllit që asokohe ishte negociatori i Qeverisë: “Të kam dërguar email dhe mesazh, por nuk më ke dërguar asnjë mesazh të vetëm. I kam thënë edhe Bogdanit që të më lidhte me ty”.
Këtu do të ndërhynte Fidel Ylli: “Nuk të kam kthyer përgjigje se më ke thënë që FSHF po më bënë poshtërsi që nuk më pranon edhe mua në këtë tavolinë”. Sfida ishte e hapur nga ana e Andi Lilës për këtë mesazh që nuk e cilëson si të vërtetë: “Nuk është e vërtetë që e kam cuar këtë mesazh. Nëse ma gjen tani unë jap dorëheqjen nga Sindikata. Ti do të japësh dorëheqjen nga KOKSH nëse vërtetohet e kundërta apo jo?”, ishte sfida e Lilës. /Sport Ekspres/