VIDEO/ Çfarë mund të ndodhte në Shqipëri? Festonin titullin kampion, tifozi i Milanit në mes të turmës së Interit

Interi u shpall matematikisht si kampioni i Serisë A në këtë sezon. Zikaltërit kishin që nga 2010 pa e provuar këtë shije dhe kjo solli derdhjen në shesh të tifozëve interistë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë festim ishte edhe një moment i veçantë.

Një tifoz i Milanit gjendej me fanellën e Ibrahimovic në mesin e turmës të tifozëve interistë që ishin të ekzaltuar. I qetë dhe pa asnjë lloj problemi duke mos fshehur ekipin që mbështet.

Por pyetja që lind: “A mund të ndodhte kjo në Shqipëri?”. Vështirë! Partizani është duke kryesuar kampionatin tonë dhe imagjinoni për një moment sikur në mesin e tifozëve që festojnë në shesh të shfaqet një mbështetës i Tiranës me fanellën e bardhebluve. Për të marrë edhe rastin e kundërt, a mund të ndodhte që tifozi të ishte po kaq i qetë? /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online