VIDEO/ Fjalimi motivues i Ibrahimovic në ndeshjen ndaj Sasuolos, pastaj shfaq shpirtin ballkanas dhe flak tutje tavolinën: Italia i përket Milanit

Ibrahimoviç tregoi se është mbret i vërtetë në dhomat e zhveshjes së stadiumit Mapei pasi Milani arriti në Skudetton e 19-të në histori. Sulmuesi legjendar mblodhi të gjithë lojtarët rreth tij, bëri thirrje për heshtje dhe mbajti një fjalim të shkurtër motivues. Ai fillimisht tha se nuk ishte lamtumira e tij nga futbolli, më pas falënderoi të gjithë lojtarët, drejtuesit e klubit dhe tha qartë se e gjithë Italia është në të vërtetë Milani.

“Të gjithë bashkohuni. Qetësohuni djema, nuk do t’ju them lamtumirë. Që nga dita e parë që kam ardhur, pakkush ka besuar tek ne, por kur e kuptuam se duhet të sakrifikojmë, të luftojmë, të besojmë dhe të punojmë, kur ndodhi, u bëmë një ekip. Tani jemi kampionë të Italisë. Jam krenar për gjithçka. Tani më bëni një nder dhe festoni si kampion sepse Milani nuk është i përket vetëm Milanit, Italia i përket Milanit”, tha Ibrahimovic që më pas nxori shpirtin ballkanas duke hedhur tavolinën. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online