VIDEO/ Fitorja e lehtë ndaj Bylisit i jep Teutës kreun, Skënderbeu ndal Partizanin dhe e sheh mbijetesën 1 pikë larg

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e orës 19:00 të vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Teuta ka fituar lehtësisht ndaj Bylisit në “Niko Dovana“ dhe rrëmbejnë përsëri kreun e renditjes. Skuadra e Martinit gjeti 4 herë rrugën e rrjetës, si rrallë herë në këtë sezon. Fillimisht Aleksi ngre siparin e golave në minutën e 15, ndërsa në pjesën e dytë do të vinin edhe 3 golat e tjerë.

Ndërkohë në Korçë Ilir Daja befasohet nga ish-skuadra e tij. Skënderbeu ka ndalur Partizanin në barazim 1-1. Në fund të pjesës së parë Xhunior zhbllokon shifrat, por në minutën e 55 juglindorët kundërpërgjigjen me Mensah. Bardhekuqtë kanë marrë një fytyrë tjetër me Memellin në krye, duke mos iu trembur as ekipeve pretendente për titull. Me këtë barazim të marrë mbrëmjen e sotme Skënderbeu e sheh mbijetesën vetëm 1 pikë larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Skënderbeu-Partizani 1-1 Mensah 55’/ Xhunior 45′

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Agbodzie, Vitija, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Taipi, Zhan Viktor, Berisha, Mensah

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Stenio Xhunior

LIVE, Teuta-Bylis 4-0 Aleksi 15′, Qirko 57′(a.g), L. Vila 74′, Bregu 90’+4′

Teuta-: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Aleksi, Kouros, Daja, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Preka, Janku, Hadroj, Desancic, Lorran, Carkanji, Qardaku, Ndreca, Anthony

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online