Ajntrahti i Frankfurtit nuk ndalet dhe, pasi “shkatërroi” Lacion në Europa League, ka fituar në transfertë përballë Hofenhajmit me rezultatin 1-2. Ante Rebiç dhe Luka Joviç ishin autorët e golave, duke i dhuruar tre pikë të arta ekipit të tyre.
Kroati Rebiç shënoi golin e parë në minutën e 40-të. Pasi mori një top të bukur nga Joviç, Rebiç pa daljen e portierit dhe shënoi një gol të bukur, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Dyfishimi erdhi në fillim të pjesë së dytë. Ekipet sapo kishin zbritur në fushën e blertë, kur Joviç shfrytëzoi një top të grushtuar nga portieri i Hofenhejmit dhe dyfishoi rezultatin me një të djathtë potente.
Vendasit tentuan të rihapnin ndeshjen, ndërsa Rebiç iu dha një dorë, duke u ndëshkuar me të kuqe në minutën e 65-të. Sulmuesi kroat u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar dhe arbitri e nxori jashtë loje. Hofenhajm shënoi në minutën e 83-të me anë të Reis Nelson, por ndeshja nuk pati më gola dhe Ajntrahti siguroi fitoren.
Ndeshja tjetër midis Fraiburgut dhe Bajer Leverkuzen përfundoi në barazim pa gola. Miqtë ishin më kërkues, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Të dy ekipet mbeten në pozita të vështira në renditje.
Hofenhajm – Ajntraht Frankfurt 1-2
(Nelson 83′ / Rebiç 40′, Joviç 46′)
Fraiburg – Leverkuzen 0-0