Liverpuli nuk e pati aspak të thjeshtë për të mposhtur ekipin e Bërnlejt në shtëpi. “The Reds”fituan me rezultatin 3-1, duke përmbysur avantazhin e shpejtë të miqve.
Bërnlej kaloi në avantazh që në minutën e gjashtë. Uestvud shënoi nga kornja duke i befasuar të gjithë, mes tyre dhe portierin Alison që mund të kishte bërë më mirë. Vendasit nuk u dorëzuan dhe përmbysën rezultatin brenda dhjetë minutash.
Braziliani Firminjo barazoi shifrat në minutën e 19-të pas një aksioni shumë të bukur të Salah, ndërsa Sadio Mane kaloi Liverpulin në avantazh dhjetë minuta më vonë. Goli i tretë për vendasit erdhi në mesin e pjesës së dytë më anë të Firminjos, i cili shënoi golin e dytë personal.
Emocionuese minutat e fundit. Bërnlej hapi takimin me golin e islandezit Gudmundson në minutën e parë shtesë, por Sadio Mane vulosi fitoren në sekondat e fundit.
Ky trepikësh e ngjit Liverpulin në kuotën e 73 pikëve, një më pak se Siti kryesues, ndërsa të mërkurën djemtë e Klopit do të udhëtojnë drjet Mynihut për të luftuar kundër Bajernit vendas për një vend në çerekfinalet e Champions Ligës.
Liverpul-Bërnlej 4-2
(Firminjo 19’, 67’, ,Mane 29’, 90+3’ / Uestvud 6’, Gudmundson 90+1’)