VIDEO/ Fiton duelin me portierin kundërshtar, Januzaj i jep fitoren skuadrës me golin e tij

Real Sociedad ka marrë një fitore 2-1 kundër Celta Vigo mbrëmjen e sotme. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 22-të të takimit falë golit të realizuar nga Hugo Mallo. Por epërsia ka zgjatur vetëm 3 minuta, teksa Portu rikthen përsëri baraspeshën.

Fati i takimit do të përcaktohej që në pjesën e parë të lojës, moment kur do të realizohej edhe goli i fitores për Sociedadin. Pas një goditje nga këndi bardheblutë fitojnë një penallti në zonën e Celta Vigos. Pranë topit nga pika e bardhë qendron Adnan Januzaj, i cili në minutën e 39 fiton duelin me portierin kundërshtar dhe tund rrjetë. Goli i tij i jep 2 pikët skuadrës, që momentalisht mban vendin e 5 me 50 pikë të grumbullura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/RS_Goalz/status/1385321893742448646

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online