VIDEO/ Firma në kontratë dhe 6 Topa të Artë nën kullën Eifel, PSG mirëpret Lionel Mesin

Lionel Mesi e ka gjetur shpejt të ardhmen e tij. Pak ditë pasi u largua zyrtarisht nga Barcelona, “pleshti” udhëton drejt Parisit për të firmosur kontratën e re. Argjentinasi ka gjetur akordin për 2 vite me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër me PSG-në, e cila me anë të një postimi në “Tëitter” i tregon mirëseardhjen yllit më të ri të skuadrës. Gjiganti francez ka shpërndarë një video ku jepen të dhëna që dëshmojnë se Mesi do të jetë lojtari i tyre më i ri.

Një avion që mbërrin në Paris, një person duke firmosur në kontratë dhe në fund 6 Topa të Artë nën kullën Eifel janë disa pika kyçe gjatë videos që nënkuptojnë se një prej futbollistëve më të mirë të historisë do të veshë fanellën e PSG-së. Klubi ka njoftuar gjithashtu se nesër në orën 11:00 do të mbahet edhe një konferencë në “Parc de Prince”, ku me të gjitha gjasat Mesi do të flaës përpara gazetarëve si lojtar i PSG-së./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online