VIDEO | Fiorentina, triumf me gol spektakolar

Fiorentina gjatë verës ka bërë shumë afrime në merkato këtë verë, ndërkohë që ka një nga ekipet më të reja në Serinë A. Skuadra vjollcë e ka nisur më së miri kampionatin, teksa sot regjistroi fitoren e dytë kundër Udinezes.

Skuadra e Piolit iu fal golit të shënuar nga Benasi në pjesën e dytë, ndërkohë që asistin e dha Kieza. Një aksion mjaft i bukur i sulmuesit italian, i cili bëri rreth 50 metra sprint për të hedhur më pas një top pas shpinës së mbrojtjes kundërshtare.

Pasimi i tij rezultoi asist për Benasin, i cili fluturimthi mposhti portierin e Udinezes. Mjaftoi një gol për tre pikët, që e mbajnë Fiorentinën në vendet e sipërme të klasifikimit. Klubi vjollcë ka edhe një ndeshje mangët, që do ta luajë kundër Sampdorias.

SERIE A – JAVA 3
Fiorentina-Udineze 1-0
Shënues: Benasi 73’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online