VIDEO/ Fillon grumbullimi i Botërorit! Panë një makinë të çuditshme para hoteli, Karim Benzema del prej saj

Kanë mbetur vetëm gjashtë ditë deri në fillimin e Botërorit në Katar dhe sot kanë nisur grumbullimet e Kombëtareve që do të marrin pjesë në këtë kompeticion të madh. Vëmendjen e tërhoqën francezët dhe ylli më i madh i kësaj skuadre mbërriti i pari në grumbullimin e trengjyrëshve dhe në mënyrë interesante.

Para fillimit të Kupës së Botës, francezët janë nën presion të madh dhe kjo vlen veçanërisht për trajnerin Didier Deschamps, të cilit i është vënë ultimatum që të paktën të arrijë në gjysmëfinale, përndryshe do të shkarkohet.

Sa i përket kombëtares franceze, grumbullimi tradicionalisht zhvillohet në Clairefontaine, ndërsa mëngjesin e sotëm është bërë e ditur se tashmë lojtarët kanë nisur të mbërrijnë në destinacion dhe dihet se kush ka mbërritur i pari.

Llogaria zyrtare e kombëtares franceze në Tëitter ka publikuar një video të mbërritjes së Karim Benzemas në takimin në Clairefontaine dhe sulmuesi i Real Madridit ka shkaktuar shumë vëmendje me ardhjen e tij. Gazetarët e pranishëm në fillim u habitën kur panë një makinë me pamje interesante që po i afrohej hotelit dhe ishte Benzema ai që doli prej saj, gjë që padyshim nuk e prisnin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online