“Kjo Shqipëri është më e forta, do të kalojmë në Europian”! Kristjan Asllani para Italisë: Më pyetën shokët e ekipit te Interi për Kombëtaren tonë…

Kristjan Asllani ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Italinë. Mesfushori i Interit ka treguar pak edhe nga bisedat me shokët e ekipit, të cilin ishin kurioz për këtë përballje tonën me “axurrët”. Gjithashtu Asllani ishte i bindur se Shqipëria do të kalojë në grupet e Europianit, duke e cilësuar si më të fortën që kemi pasur ndonjëherë.

“Do të jetë ndeshje e veçantë për mua, që dy vjeç kam qenë në Itali. Kam shumë shokë andej. E dimë që do të jetë e vështirë, por do të provojmë që të bëjmë të lumtur njerëzit tanë. Shokët e ekipit më kanë pyetur për Shqipërinë, se ku do të rrinin, kemi folur shumë për këtë ndeshje. E dimë që Italia ka nivel të lartë, por edhe ne kemi shumë kualitet. Kombëtarja është e gjitha bashkë, jemi me trajnerin dhe vazhdojmë kështu.

Është normale që kur humb të ketë edhe zëra. Përgjegjësia duhet, dua të kem më shumë minuta në Kombëtare. Mendoj se kjo mund të jetë Shqipëria më e fortë që kemi pasur dhe shpresoj se do t’i bëjmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Unë besoj se kemi shumë shanse për të kaluar grupin e Europianit, mendoj se do ta kalojmë”, tha Asllani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online