VIDEO/ Fidan Aliti merr rolin e heroit, i dhuron skuadrës barazimin në frymën e fundit

Fidan Aliti ka qenë heroi për ekipin e tij në ndeshjen e sotme kundër Mjallby. Mbrojtësi shqiptar, i cili më parë ka qenë pjesë e Skënderbeut, arriti të gjente golin në frymën e fundit të takimit. Vendasit udhëhiqnin 2-1, kur në minutën e 2-të të shtesës Aliti bën rolin e sulmuesit në zonën kundërshtare.

Mbrojtësi shqiptar kontrollon mjaft mirë topin dhe pas një kthese e dërgon atë në rrjetë, duke vendosur kështu baraspeshën. Kalmar largohet me 1 pikë nga transferta e sotme dhe kjo falë Fidan Alitit. Ky ishte goli i dytë për të në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, ndërsa numëron edhe 3 asist të dhënë deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online