“Nëse nuk do kthehesha unë te Kosova, kush do e bënte”? Rashica: Ia kisha borxh, një prej vendimeve më të mira

Milot Rashica është një nga emrat më të lakuar këtë merkato. Aventura e tij me Verderin pritet të përfundojë dhe shumë skuadra kanë treguar interes për të transferuar sulmuesin shqiptar. Në një intervistë për “Ora verore” në “Ora Neës”, Rashica ka folur rreth thashethemeve të merkatos, ku ka thënë se nuk ka refuzuar ndonjë ekip si është përfolur së fundi në media.

Ndërkohë në bisedë ka marrë vëmendje edhe vendimi për të lënë Kombëtares e Shqipërisë e për t’ju bashkuar Kosovës. Rashica tregon se ishte një borxh i tij ndaj vendit ku ka lindur e është rritur dhe e cilëson si një nga vendimet e tij më të mira që ka marrë ndonjëherë.

“E kam thënë edhe më herët që vendimi për t’ju bashkuar Kosovës nuk ka qenë kundër Shqipërisë. Ka qenë më tepër dicka për të ndihmuar Kosovën, pasi ishte në hapat e parë të zhvillimit si kombëtare. Duhej që shumica e futbollistëve që luajmë jashtë të ktheheshim dhe të luanim për Kosovën. Un kam lindur dhe jam rritur aty dhe besoj se ia kam pasur borxh Kosovës. Nëse unë që kam lindur dhe jam rritur në Kosovë nuk do të isha kthyer, atëherë kush tjetër do të kishte ardhur. Është një prej vendimeve më të mira për mua që kam marrë ndonjëherë.

Sa herë që hapet sezoni i merkatos qarkullojnë shumë zëra. Për momentin nuk munda të bëjë diçka publike por jam bisedime me shumë skuadra nga vende të ndryshme. Nuk kam se pse të nxitoj pasi për shkak të pandemisë është shtyrë me një muaj dhe merkato. Aktualisht po shijoj pushimet madje kam fikur dhe telefonin që të mos më shqetësojnë.

Unë nuk kam refuzuar asnjë skuadër deri më tani, por siç e thashë edhe më herët do të vendosim më vonë se ku do të transferohem. Do të shoh unë dhe agjenti im se ku është mundësia më e mirë si një hap shumë i mirë për mua”, ka thënë Milot Rashica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online