Dosti ka zgjidhjet e merkatos, legjenda e Partizanit sugjeron të kuqtë: Merrni këta lojtarë klasi dhe dilni sërish kampionë

Verdiktet e këtij sezoni janë dhënë dhe tashmë skuadrat shohin drejt merkatos për të bërë gati projektin e vitit të ardhshëm. Një kampionat për t’u harruar ishte ky për klubin e Partizanit, që nga objektivi për të ngritur për të dytin vit radhazi trofeun e Superiores, tashmë e gjen veten jashtë Europës.

Përforcimet janë e vetmja mënyrë për të lënë pas këtë sezon zhgënjyes dhe për të konkuruar sërish bindshëm në kampionatin e ardhshëm. Një sugjerim për këtë pjesë i vjen edhe nga një legjendë e klubit, Edmond Dosti. Ish-sulmuesi ka zgjidhjen që i duhet ekipit në merkato, ku veçon sy lojtarë të kampionatit të Kosovës, mesfushorin Blendi Baftiu dhe sulmuesin Arber Manaj

“Partizanit i duhet tranieri i duhur, mesfushori Blend Baftiu, nr 10 tek klubi FK Ballkani, lojtar klas mesfushor, dhe sulmusin e FK Trepce 89 Arber Manaj edhe 1sulmues goli, mbrojtes i djathte, mbrojtes i majte dhe nje libero qender mbrojtes klasi dhe del prap kampion”, shkruan Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online