Borusia Dortmundi e mbylli sezonin me një trofe të fituar. Verdhezinjtë arritën të bënin tyren Kupën e Gjermanisë, teksa mbrëmë mposhtën Lajpcigun me shifrat e thella 4-1. Nga dy gola të Sanço dhe Haland mjaftuan për të sjellë triumfin në këtë finale. Natyrisht që një sukses i tillë duhej festuar në mënyrën e duhur.
Lojtarët e Dortmundit kanë shpërthyer në një festë të çmendur, aq sa kanë ndërprerë edhe konferencën për shtyp të trajnerit të tyre. Haland me shokë i bëjnë surprizën e papritur Terziç, të cilin e mbulojnë të gjithin me birra duke shpërthyer edhe në brohorima gëzimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? BEER SHOWER! ?pic.twitter.com/N1siGb1V8z
— GOAL (@goal) May 14, 2021