Pritet që të kthejë edhe Marash Kumbullën e Veronës, Murinjo nis që të vëzhgojë lojtarët e Romës nga kompjuteri

Roma ka zyrtarizuar Murinjon si trajnerin e ardhshëm të saj, me teknikun portugez që do të marrë drejtimin e skuadrës duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Kryeqytetasit do ta mbyllin këtë kampionat me Foneskan dhe më pas do të shtrëngojnë duart me të për bashkëpunimin në gjithë këtë kohë.

Nga ana tjetër Murinjo është duke shfrytëzuar më së miri momentin për t’u njohur edhe më tepër me ekipin e Romës. Nëpërmjet platformës “Wyscout”, portugezi po analizon lojtarët e Romës. Më në veçanti është ndalur te mbrojtësi i krahut 18-vjeçar Riccardo Calafiori, që pritet të ketë të ardhme të shndërritshme.

Përdorimi i teknologjisë është kthyer në jetik për futbollin në tërësi. Padyshim që ardhja e Murinjos pritet që të rrisë edhe më tepër Marash Kumbullën, për të kthyer mbrojtësin e pakalueshëm të Veronës. Trajneri i njohur i beson së tepërmi të rinjëve dhe kërkon që të lërë gjurmën e tij në ekip për të shndërruar lojtarë që nuk ka bërë mirë më parë ose që nuk kanë pasur më shumë hapësira. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online