Mori fund ëndrra për Serie A, trajneri komenton eliminimin: Kishim një disavantazh, na mungonte Ndoj

0

Ëndrra e Breshias për një biletë në Serie A u ndërpre dje nga ekipi i  Çitadelës. Këta të fundit mposhtën me shifrat 1-0 skuadrën italiane, duke i eliminuar kështu në fazën play off. Në fushë mungonte Emanuele Ndoj dhe mosprezenca e tij theksohet edhe nga vetë trajneri. Pas përfundimit të takimit, trajneri Clotet ka komentuar 90 minutat e luajtur në fushë, teksa shprehet se një disavantazh ishte edhe mungesa e lojtarit shqiptar.

“Unë kam shumë besim te Labojko, por padyshim që ai është më shumë i tërhequr se sa një lojtar që luan përpara. Në të njëjtën pozitë na mungonte Ndoj dhe sigurisht që ishte një disavantazh, por këto gjëra ndodhin në futboll. Fatkeqësisht na munguan zgjidhjet në mes të fushës dhe praktikisht mbetëm pa zëvendësime. Por të gjithë luajtën një ndeshje të mirë“, ka thënë Pep Clotet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.