VIDEO/ Ferrari bëhet qesharak, punonjësit lënë makinën me 3 rrota dhe bëjnë pilotin të përjetëoj “pit stop”-in më të gjatë të karrierës

Formula 1 është një sport që edhe të mijëtat e sekondave kanë rëndësi, prandaj pilotët dhe tafet e skuderive përgatisin me plane të detajuara gjithçka. Por te Ferrari duket se e kanë harruar rëndësinë e kohës. Megjithëse një markë e rëndë në këtë sport, Ferrari është bërë qesharak ditën e sotme, duke u kthyer në objekt talljeje për sportdashësit.

Arsyeja është “pit stop“-i i tejzgjatur i Karlos Sainzit. Ky i fundit ka qendruar për afërsisht 12 sekonda jashtë piste, duke përjetuar “pit stop”-in më të gjatë të karrierës së tij. Piloti duhet të ndërronte gomat, por punonjësit e skuderisë kokëkuqe janë treguar të papërgjegjshëm dhe e lanë për një moment makinën e tij me vetëm tre rrota. Pas shumë sekondave të vlefshme të shpenzuara, vjen edhe njëri prej punonjësve me gomën e munguar.

Për të kuptuar vonesën e madhe të shkaktuar, mjafton të përmendet fakti se Perez largohet nga “pit stop”-i pas vetëm 2 sekondave. Sigurisht që gafa trashanike e Ferrarit i ka kushtuar shumë Sainzit, i cili e përfundoi “Grand Prix”-in e Holandës në vendi ne 8./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online