VIDEO/ Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit nis me sherr, tifozët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Derbi i sotëm mes Prishtinës dhe Ballkanit nuk ka nisur në mënyrën që pritej. Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën. Përpara se të fillonte dueli, grupimi i tifozëve “Plisat” kanë lënë vendet e tyre në stadium dhe janë drejtuar drejt tifozerisë kundërshtare.

Tensioni mbizotëroi për disa minuta në stadiumin “Fadil Vokrri“, ku “Plisat“ dhe “Xhebrailat” nuk i përmbajtën dot nervat dhe u konfrontuan fizikisht. Në një video të siguruar nga “Gazeta Ekxpress”, shihet përplasja mes tifozerive, ndërsa më pas dëgjohen edhe sirenat e policisë, që kanë sjellë edhe qetësimin e situatës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online