Jurgen Ekelenkamp ishte risia e një nate më parë në UEFA Champions League. Djaloshi, i cili me 5 prill festoi ditëlindjen e tij të 19-të, debutoi me fanellën e Ajaksit në fazën çerekfinale, teksa zëvendësoi Lase Shënen në minutën e 75-të.
Disa minuta pasi u hodh në fushë, 19-vjeçari ndali në mënyrë cinike Kristiano Ronaldon, me Juventusin që po dilte në një kundërsulm të frikshëm. Një ndërhyrje që tregon karakter te mesfushori i ri, i cili pavarësisht se luante ndeshjen e tij të parë në Champions, u tregua plotësisht gati duke dhënë më të mirën.
Jurgen Ekkelenkamp turned 19 on April 5th, only played 30 minutes of Eredivisie football, made his first ever appearance in the Champions League and dared to do this v Cristiano Ronaldo to stop a counter in the dying seconds of Ajax – Juventus. Wonderful. pic.twitter.com/9GwxTwlO43
— Sjors van Veen (@SjorsvVeen) April 10, 2019