VIDEO | Felipe Melo nuk ndryshon, ndërhyrje “horror” dhe karton i kuq… për 3 minuta!

Felipe Melo u bë i njohur kur luante me Fiorentinën dhe më vonë me Juventusin, por dhe për faktin që ishte një mesfushor plot grintë dhe shpesh herë më i ashpër seç duhet.

Braziliani është 35 vjeç sot, por vazhdon të luajë futboll. Ai aktivizohet me ekipin e Pameiras dhe në ndeshjen e mbrëmshme për Kupën Libertadores, ai ka marrë kartonin e kuq të radhës në karrierën e tij. Palmeiras priste paraguaianët e Çerro Portenos dhe Melo është ndëshkuar me të kuqe që në minutën e 3’. Lojtari, i cili është aktivizuar dhe me Inter e Gallatasarin, ka goditur lojtarin kundërshtar dhe arbitri e ka ndëshkuar me të verdhë. Melo ndërhyri rëndë në këmbën e Viktor Kaseres duke e dëmtuar këtë të fundit.

Mbasi ka parë mirë dëmtimin e lojtarit që pësoi ndërhyrjen e Melos, arbitri ka ndryshuar mendje dhe i ka treguar brazilianit kartonin e kuq. Ishte minuta e tretë e ndeshjes… Palmeiras edhe pse humbi me rezultatin 0-1, u kualifikua më tej, sepse kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online