Mançester Junajtid nuk arriti të shmangte humbjen në transfertën ndaj rivalëve historikë të Liverpulit. Në “Anfield”, vendasit fituan me rezultatin 3 – 1 dhe treguan se i përkasin një niveli tjetër, diçka kjo që u pranua nga vetë trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo.
Situata duket e zymtë, por gjatë ndeshjes pati një episod qesharak që ka bërë për të qeshur edhe tifozët e Mançester Junajtid. Protagonisti është futbollisti shtatlart Maruan Felaini.
Mesfushori belg ndal siç duhet një top të gjatë dhe futet në zonën e rreptësisë. Ndeshja ishte 3 – 1 për Liverpulin dhe ishte një rast shumë i mirë për të ngushtuar rezultatin. Felaini edhe pse nuk shquhet për saktësi në goditje merr guximin ta provojë dhe godet topin pa rënë akoma në top…
Për fatin e keq të Junajtid, topi përfundon drejt flamurit të kornes, por këtu situata bëhet akoma më qesharake, pasi në fund e pëson një punonjës i stafit mjekësor i cili ishte i ulur në karrige dhe papritmas e shikon veten të trullosur e të rënë përtokë.
Fellaini with pinpoint accuracy with this shot, steward didn’t stand a chance. Straight off his stool ??
Absolute marksman#LFC #MUFC pic.twitter.com/96QRedWoKz
— AxS Sports (@AxS_Sports) December 16, 2018