VIDEO | Fat apo meritë, dilema është vetëm kur vepron Leo Mesi!

Barcelona ishte me fat në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, pasi e gjeti golin në minutat e fundit të ndeshjes. Dembele vendosi ekuilibrin, duke bërë që katalanasit ta ruanin vendin e parë.

Nuk duhet t’i heqim meritat dhe Leo Mesit që me shumë qetësi shërbeu te autori i golit. Argjentinasi provoi disa herë dje ta zgjidhte fatin e takimit, por ishte i markuar në mënyrë të rreptë nga të besuarit e Simeones.

Paçka se nuk e gjeti rrugën e rrjetës, nuk kishte si të mungonte një rast mjaft i veçantë, me “pleshtin” që kaloi në mënyrë të pabesueshme Filipe Luis. Mesi ndaloi me kokë fillimisht topin, për ta kaluar më pas nën këmbët e kundërshtarit topin. Paksa e vështirë për ta kuptuar nëse është meritë e sulmuesit apo thjeshtë kishte fat. Kuptohet kjo dilemë është pasi protagonist ishte Leo Mesi, pasi për shumë futbollistë menjëherë do të adresohej te fati ky veprim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online